Ish-lojtari i La Liga humbet jetën pas një sulmi jashtë lokalit

schedule17:30 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 17:30 - 22 Dhjetor, 2021

Osagi Bascome, ish-lojtar i ekipit të të rinjve për Valencia dhe Levante, ka vdekur në moshën 23-vjeçare pasi u godit me thikë disa herë në Bermuda.

Policia e Shën Davidit ka konfirmuar se ka arrestuar një 24-vjeçar si i dyshuar për vrasjen e Bascome.

Raportohet nga BBC se futbollisti është përballur jashtë një restoranti në ishull pasi kishte marrë pjesë në një festë.

Karriera e Osagi Bascome

Sulmuesi 23-vjeçar bermudan e filloi karrierën e tij tek shpresat në Valencia dhe Levante përpara se të nënshkruante për Bristol City në 2017.

Pasi nuk ishte në gjendje të depërtonte në skuadrën e Bristol City, Bascome pati një periudhë të shkurtër në Massanassa përpara se të bashkohej me skuadrën angleze Darlington në Ligën Kombëtare të Veriut, niveli i gjashtë i futbollit anglez.

Pas një periudhe të shkurtër në Darlington, Bascome u kthye në Bermuda për të luajtur për St George’s Colts në Premier Divizionin Bermudian.

Sulmuesi gjithashtu përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Artë CONCACAF 2019. /h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!