Ish-futbollisti francez Christophe Jallet ka folur për Cristiano Ronaldon duke luajtur për Al-Nassr.
Kohët e fundit, ylli portugez është përballur rregullisht me kritika, veçanërisht për një gjest të turpshëm pas ndeshjes.
“Ronaldo është bërë objekt urrejtjeje. Nuk mund të pëlqehet. Ai është një legjendë e sportit, por do t’i ngatërrojë gjërat.
Do të preferoja ta shihja sërish Cristiano-n në Sporting. Nuk e kuptoj pse ai mori një vendim të tillë [për të shkuar te Al-Nassr]”, tha Jalle për Canal+.
Shtojmë se në 11 ndeshje të Ligës Saudite, Cristiano Ronaldo ka shënuar 11 gola. /G.D abcnews.al/