Ish kryeministrit pakistanez i zgjatet paraburgimi me 14 ditë

schedule13:53 - 30 Gusht, 2023

schedule 13:53 - 30 Gusht, 2023

Një gjykatë pakistaneze zgjati sot paraburgimin e ish-kryeministrit Imran Khan për 14 ditë, tha avokati i tij. Khan u dënua me 3 vite për korrupsion pasi u shpall fajtor për shitjen e paligjshme të dhuratave të qeverisë që mori kur ishte kryeministër.

Por një gjykatë të martën pezulloi dënimin dhe tha se Khan mund të lirohet me kusht, por lirimi i tij është pezulluar dhe ai ndodhet në paraburgim. Khan i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe tha se janë të motivuara politikisht.

Mbështetësit e Khan besojnë se lideri i tyre u ndëshkua për guximin për të sfiduar ushtrinë, e cila dominon politikën e Pakistanit, dhe se gjykatat që ai mos të jetë pjesë e zgjedhjeve parlamentare që priten të mbahen më vonë këtë vit, por që mund të shtyhen në fillim të 2024.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!