Ish-kryeministri Johnson: Trupat britanikë mund të dërgohen në Ukrainë nëse nuk do të mbështetet nga SHBA

schedule10:57 - 13 Nëntor, 2024

schedule 10:57 - 13 Nëntor, 2024

“Trupat britanikë mund të dërgohen në Ukrainë në rast se Donald Trump do të ulë mbështetjen e SHBA për Kievin”, kështu ka deklaruar ish-kryeministri Boris Johnson në një deklaratë për mediat.

Ai nënvizon se një disfatë e Ukrainës do të çonte në një kërcënim edhe më të madh në kufijtë e kontinentit europian dhe kudo ku demokracitë do të përballen me Rusinë.

“Vendimi i SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve të tjerë për të mbështetur Ukrainën ishte një “investim i arsyeshëm” për të mbrojtur “sigurinë tonë kolektive”.

Nëse Rusia do të ringjallet për shkak të humbjes së mbështetjes për Kievin, kjo siguri do të “degradohej”, paralajmëroi ai, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar më pas do të duhet të paguajë për të dërguar trupa britanike për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!