Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati ka folur në studion e emisionit Provokacija për rolin e liderëve politikë në vend.
Ajo sulmoi kreun aktual të PD Lulzim Basha duke thënë se atij i është dhuruar postin i kryetarit, duke theksuar se ishte projektuar për atë vend që në vitin 2004.
Bushati tha se nga ana tjetër Rama është një lider i fuqishëm por ndryshe nga Berisha ai nuk menaxhon punët e shtetit por merret me propagandë.
“Bashës iu dhurua pozicioni si kryetar partie. Ai u perceptua që në vitin 2004 si kryetar i ardhshëm i partisë.
Më çudisin njerëzit që mendojnë se Lulzim Basha mund të bëhen ndonjëherë kryeministër me botë. Unë mendoj që luhet, negociohet.
Unë mendoj se njerëzit lindin me disa veçori. Edukatoret e kopshtit thonj që në moshën 3-vjeçare dallohen fëmijët. Në shkencat politike thuhet që ka dy lloje liderësh. Të fuqishëm, që nuk e kanë problem të rrethohen me figura mesatare por edhe e anasjellta.
Bush konsiderohej në media si një president jo shumë i zoti por mbante afër njerëz të fuqishëm. Rama është një lider energjik, i fuqishëm, zotëron fjalën. Ndaj nuk e ka problem që të ketë në administratë njerëz të thjeshtë.
Në krahasim me Berishën ka një lloj mungese vullneti për të menaxhuar punët e shtetit. Më shumë merret me propagandën. Por nuk ka depresion më të madh në institucionet shqiptare se sot”, u shpreh Bushati
Ndalur tek Reforma në Drejtësi, Bushati tha se ajo ka qenë shumë e nevojshme por po bëhet me hapa të ngadalësuara dhe me shumë gabime.
“Reforma në Drejtësi ka qenë e nevojshme por shumë e ngadaltë dhe me shumë gabime. Nuk ka asnjë vend në Europë që ka kaq shumë organe Kushtetuese. Nga dëshira për ta bërë sa më të pavarur i krijua kjo situate. KED është një skandal më vetvete”, deklaroi Bushati./abcnews.al