Ish-komandanti i UÇK thirret nga Gjykata Speciale!

schedule17:50 - 21 Tetor, 2019

schedule 17:50 - 21 Tetor, 2019

Azem Syla, një nga komandantët kryesore të UÇK-së, Azem Syla dhe njëri prej themeluesve të saj, është ftuar për t’u pyetur në gjykatën speciale në Hagë. Nga tribunali për krimet në ish-Jugosllavi ka marrë ftesë sot edhe një tjetër ish-epror i lartë i UÇK, Naim Miftari.

Avokati i ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, konfirmoi për mediat në Kosovë se zoti Syla është ftuar për t’u pyetur nga gjykata speciale në Hagës. Avokati Besnik Berisha pohoi se është e vërtetë që zotit Syla i ka ardhur ftesë nga Haga, raportoi Express.

Po sot, një ftesë tjetër ka ardhur nga gjykata speciale në Hagë. Bëhet fjalë për ish-eprorin e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Miftari, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit  dhe do të intervistohet për tri ditë rresht.

Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.

Ndërkohë, vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga gjykata speciale, ndërkohë që deri tani, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur në mbi 100./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!