Ish-komandanti i UÇK-së del para Speciales

schedule08:09 - 28 Tetor, 2020

schedule 08:09 - 28 Tetor, 2020

Njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, Salih Mustafa, del këtë të mërkurë para gjykatës Speciale. Mustafa ka kohë deri në orën 15:00, që para gjykatësit të procedurës paraprake të pranojë fajësinë ose jo lidhur me akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte.

Mediat vendase bëjnë me dije se Mustafa ka refuzuar të flasë në paraqitjen e tij publike para gjykatës më 28 shtator të këtij viti, si dhe në paraqitjen tjetër më 5 tetor.

Sipas rregullave të procedurës së gjykatës ai ka afat 30 ditë nga paraqitja e tij e parë para gjykatës të pranojë fajësinë ose jo.

Prokurori i Specializuar njoftoi se do të ketë të paktën 16 dëshmitarë në rastin kundër Mustafës, si dhe evidencë të shkruar dhe fotografi.

Aktakuza e konfirmuar kundër Salih Mustafës thotë se ai është përgjegjës për disa krime, si tortura dhe keqtrajtim ndaj të paktën gjashtë personave në periudhën nga 1 prilli 1999 deri më 19 prill 1999 në fshatin Zllash ku operonte një qendër burgimi. Mustafa i njohur si Cali ishte arrestuar dhe ekstraduar në Hagë më 24 shtator me urdhër të gjykatës pasi aktakuza ishte konfirmuar.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!