Ish-kandidati shqiptar në Presidencialet e Maqedonisë: Dilni të votoni

schedule17:25 - 2 Maj, 2019

schedule 17:25 - 2 Maj, 2019

Ish kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka u kabërë apel bashkëqytetarëve të tij që të votojnë në masë në balotazhin e të dielës. Kjo sepse sipas tij duhet shpëtuar e ardhmja euroatlantike e vendit.

Ndërsa dy kandidatët presidencial, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski, të premten në mesnatë i japin fund maratonës për sa më shumë vota në balotazhin e pesë majit, pyetja që shtrohet është se nga do të shkojnë votat e kandidatit të pavarur Blerim Reka që nuk ia doli të kualifikohet për në rundin e dytë. Për të folur rreth pozicionimit të votive të Rekës, në Klan Debat përball Seladin Xhezairi ishte kreu I Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Ndërkohë përmes rrjeteve sociale kandidati që u mbështet nga opozita shqiptare Prof.Blerim Reka ka bërë thirrje për dalje massive në zgjedhjet e 5 Majit, siç thotë, për të shpëtuar procesin Euroatlantik.

Disa ditë para rrethit të dytë zgjedhor kandidati që mbështetej nga opozita shqiptare, Prof. Blerim Reka është prononcuar përmes rrjeteve sociale duke bërë të ditur se Rreth 80,000 vota, nuk mund të injorohen, siç thotë, për vetëm tri javë në politikë. Prof.Reka edhe njëherë ka  përsëritur atw që e tha në fillim të fushatës, se nuk do lejojw tregtinë me vota, duke u shprehur se kjo është kundër konceptit të tij, por edhe duke shtruar pyetjen; Pse atëherë u dashka të mbahen zgjedhjet, nëse liderët në rrethin e dytë sillen si pronar të votave tuaja?

Prandaj, duke i qëndruar besnik këtij parimi, ju siguroj që nuk ka pas as takime, as komunikim, as me kundër-kandidatët e as me liderët partiak të tyre, lidhur me thirrjen e mundshme të qytetarëve për të votuar këtë ose atë kandidat presidencial. Unë mund vetëm të ju apeloj, që me 5 maj, të dilni sa më masivisht në vend-votime dhe ta shpëtoni procesin Euro- Atlantik.

Ndërkohë, i pyetur se nga do të pozicionohet kampi opozitar shqiptar që mbështeti kandidatin e pavarur Blerim Reka në raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale, Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, në Klan Debat  është shprehur se akoma nuk kanë parë ofertë konkrete që ndonjëri nga kandidatët të këtë edhe përkrahjen e shqiptarëve.

Ndryshe, pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve, dy kandidatët që kaluan në rrethin e dytë, Pendarovski i koalicionit qeveritar dhe Siljanovska e opozitës filluan gjahun e votave shqiptare, duke bërë zotime se do të jenë president për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!