“Ish”-i i Liverpool nis karrierën si trajner, merr drejtimin e ekipit danez

schedule17:20 - 31 Mars, 2021

schedule 17:20 - 31 Mars, 2021

Daniel Agger u tërhoq nga futbolli pesë vite më parë. Ish-mbrojtësi i njohur danez kaloi vitet më të bukura të karrierës te Liverpool, fanellën e të cilëve e mbajti veshur për tetë vite (2006-2014).

36-vjeçari ka vendosur të bëhet trajner dhe është emëruar si timonieri i HB Koge, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit të Danimarkës.

Agger do të ketë si ndihmës Lars Jacobsen, ish-mbrojtësin e djathtë të kombëtares daneze. “Jam përgatitur prej kohësh për këtë ditë.

Më duket sikur u tërhoqa shumë shpejt nga futbolli. Këto vite i kam kaluar duke menduar se çfarë do të bëj në të ardhmen, dhe ja ku jam sot trajner i Koge“, deklaroi Agger. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!