Ish i dënuar për kurdisje ndeshjesh, Apolonia bëhet me drejtor të ri

schedule11:59 - 20 Janar, 2021

schedule 11:59 - 20 Janar, 2021

Te Apolonia gjatë këtij sezoni ka pasur disa ndryshime në staf, teksa në krye të skuadrës deri më tani janë ndërruar dy trajnerë italianë. Aktualisht në stol është Francesco Cammaratta dhe në stafin e klubit pritet të zbarkojë një tjetër italian.

 

Panorama Sport mëson se Daniele Deli Carri do të emërohet si drejtori i ri teknik në klubin nga Fieri. 49-vjeçari e bërë edhe më parë këtë detyrë në Itali me skuadra si Pescara dhe Catania, me të cilën daton edhe eksperienca e fundit në vitin 2015.

 

Pikërisht në këtë periudhë ai është akuzuar dhe më pas dënuar në lidhje me përfshirjen ne baste sportive. Në atë periudhë ai u dënua me 4 vite e 7 muaj përjashtim nga aktivitetet. Kështu logjikisht ai e ka përfunduar dënimin e tij vitin e shkuar dhe ka marrë lejen për të nisur punën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!