Ish-futbollisti i Kukësit gjen rrjetën në Turqi, Topalli “dhuron” asist

schedule16:25 - 6 Mars, 2022

schedule 16:25 - 6 Mars, 2022

Ish-futbollisti i Kukësit, Valon Et’hemi ishte vendimtar në fitoren që skuadra e Istanbulspor arriti kundër Tuzlaspor. Skuadra e lojtarit shqiptarë triumfoi me shifrat 2-0.

Et’hemi shënoi golin e parë për skuadrën e tij duke i dhënë avantazhin, ndërsa me golin e shënuar sulmuesi anësor ka arritur në kuotën e 5 golave në këtë sezon, ndërsa edhe shqiptari tjetër Jetmir Topalli la gjurmë në këtë takim.

Topalli dha asistin e golit të dytë, shënuar nga Ibrahim Yilmaz në fundin e pjesës së parë.

Kujtomë se në këtë ndeshje kishte edhe një derbi mes shqiptarës, ku te skuadra e Tuzlaspor aktivizohet Jurgen Bardhi, i cili fatkeqësisht doli i humbur në këtë duel përballë Et’hemit dhe Topallit.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!