Ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA në SPAK për çështjen “Partizani”

schedule13:07 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:07 - 26 Shtator, 2022

SPAK vijon të marrë në pyetje personat që kane dijeni për privatizimin e kompleksit Partizani.

Këtë të  hënë pranë SPAK është paraqitur për të dhënë deklarimet, ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi.

Ai do pyetet nga struktura antikorrupsion lidhur me proceduarat për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Privatizimi i kompleksit “Partizani” është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme.

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin për privatizimin e kompleksit Partizani dhe ndërtimin e pallateve mbi atë truall.

Socialisti e cilëson privatizimin si një aferë korruptive të qeverisë Berisha duke i kërkuar SPAK-ut që të hetojnë të gjitha lëvizjet që janë bërë për kompleksin Partizani./Abcnews.al./