Ish-drejtori i Kadastrës Vlorë del para gjykatës për masën e sigurisë

schedule09:43 - 20 Tetor, 2021

schedule 09:43 - 20 Tetor, 2021

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg, ish-drejtori i Kadastrës Vlorë Klodian Troci, të akuzuar për shpërdorim të detyrës.

Gjykatësi Enkel Peza me kërkesë të prokurorit Alfred Sali la në fuqi të njëjtën masën e sigurisë arrest me burg. Ish-drejtori i Kadastrës u arrestua mbrëmjen e së dielës pasi akuzohet për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”.

Gjatë kontrollit të banesës në Tiranë i janë gjetur rreth 65 mijë euro, të cilat u sekuestruan. Troci u arrestua pas hetimeve disa javore të kryera nga Prokuroria e Vlorës për falsifikimin e dy dosjeve të një prone në Dhërmi.

Klodian Troci dyshohet se ka bashkëpunuar me Bardhyl Gjikën, drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë bashkë dhe me specialistin Kreshnik Mino të cilët ndodhen në burg për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në favor të Spiro Dunit.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!