Ish-drejtori i Doganave emërohet sekretar i përgjithshëm i “Financave”

schedule20:38 - 5 Tetor, 2021

schedule 20:38 - 5 Tetor, 2021

Arlind Gjokutaj është emëruar sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave. Lajmi bëhet i ditur nga burime për gazetaren e ABC Erlbina Mile.

Gjokutaj është prezantuar sot zyrtarisht në postin e ri nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Ai zëvendëson, Oltjon Muzhakën i cili largohet pas një viti nga kjo detyrë.

Gjokutaj ka qenë më herët drejtor i Doganave. Së fundmi ai ishte pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit dhe Antievazionit. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!