Ish-drejtorët e ARRSH Xhika dhe Toma nën hetim edhe për pastrim parash

schedule17:29 - 20 Shkurt, 2019

schedule 17:29 - 20 Shkurt, 2019

Burime nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se ka nisur një tjetër hetim për pastrim parash, ndaj dy ish-drejtorëve të rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të cilët që nga viti i kaluar ndodhen me masë sigurie arrest shtëpie, vendim ky i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas të dhënave është prokurorja Armanda Xhaferri, ajo që ka nisur hetimet për këtë vepër penale dhe shumë shpejt priten të dalin detaje të tjera, pasi janë kryer verifikime në të gjithë rrethin familjar të ish- dy drejtorëve të ARRSH-së. Prokuroria e Elbasanit lëshoi 13 urdhra arresti një vit më parë për abuzimet me fondet e rrugëve Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Gjinar,  por aktualisht asnjëri nga të arrestuarit e asaj kohe nuk ndodhet në burg pasi të gjithë kanë përftuar lirinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!