Një ish-deputete e Partisë opozitare Demokratike të Popujve (HDP) në Turqi, është dënuar me mbi 20 vjet burg me akuzat se ka qenë anëtare e një grupi të armatosur terrorist.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Gjykata Penale nr. 9 në provincën juglindore Diyarbakir i shqiptoi ish-deputetes Leyla Güven 22 vite e tre muaj burg dhe lëshoi urdhër arresti për të.
Më 4 qershor, parlamenti turk revokoi vendin e Güven-it. Ndërkohë vendimet përfundimtare të procedimit gjyqësor mbi deputeten e HDP-së u lexuan në asamblenë e përgjithshme.
Güven u dënua me gjashtë vjet e tre muaj nga një gjykatë provinciale se ka qenë anëtare e një organizate të armatosur terroriste.
Ish deputetja është dënuar me burg, një ditë pasi parlamenti hoqi vendin e saj dhe imunitetin e deputetit. HDP akuzohet nga qeveria turke se ka lidhje me grupin terrorist YPG/PKK.
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. /abcnews.al