Ish-deputeti zbulon lidhjen familjare me Rikard Ljarjan: Humbje e madhe, iku në një kohë të keqe

schedule21:47 - 21 Prill, 2020

schedule 21:47 - 21 Prill, 2020

Historiani dhe ish-deputeti i PD në Shkodër, Romeo Gurakuqi në një intervistë në “Provokacija” me Mustafa Nanon ka folur mes të tjerash për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Rikard Ljarja.

Gurakuqi ka zbuluar se Ljarja e kishte kushëri, ndërsa theksoi se ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe.

“E kam pasur kushëri. Një kushëri i nënës sime. Kjo ngjarje e dhimbshme për familjen, për Shkodrën dhe Shqipërinë humbja e një aktori të madh, e një shkodrani të rëndësishëm që ka lënë gjurmë në një periudhë të vështirë për artin, pa cënuar figurën e tij. Dua ti shpreh familjes ngushëllimet. I qëlloi edhe koha shumë e keqe. E përcollën me shumë pak për shkak të rrethanave”, tha ai.

Ljarja u përcoll sot për në banesën e fundit në qytetin ku lindi, në Shkodër, pasi ky ishte amaneti i tij. Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit, Nano e pyeti ish deputetin për lidhjen e veçantë që kanë shkodranët me Shkodrën.

Lexo edhe: Nano: Albin Kurti u godit pas shpine, por Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Kanë të drejtë, për emrin e madh që Shkodra ka në Shqipëri. E dyta është e lidhur me dashurinë që çdo njeri ka për vendlindjen e vet. në Shkodër jemi mësuar me e dashtë Shqipërinë të pandarë, të padallueshëm për sa i përket formimit. Në Shkodër kanë lënë gjurmët e veta njerëzit më të ndritur të Shqipërisë, ashtu si edhe qytetet e tjera. Mirëpo Shkodra dhe Korça kanë pasur këtë privilegj të jenë dy polet. Shkodra ka edhe lavdinë e një jete të pandërprerë nga antikiteti deri në ditët tona dhe normalisht e lidhur me kulturën evropiane. Ka qenë dritarja e lidhjes së Shqipërisë me Evropën”, tha Gurakuqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!