Ish-deputeti Halit Valteri kallëzon në SPAK Metën

schedule11:09 - 7 Qershor, 2022

schedule 11:09 - 7 Qershor, 2022

Ish-deputeti Halit Valteri kallëzon në SPAK presidentin Ilir Meta pas lajmit të publikuar nga media austriake për lobim.

Përveç presidentit Ilir Meta, Valteri ka paralajmëruar se do të padisë në SPAK dhe Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.

” Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë. Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore. institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj”, tha Valteri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!