Ish-deputeti demokrat hyn në primare për të kandiduar për Kamzën

schedule11:14 - 3 Nëntor, 2022

schedule 11:14 - 3 Nëntor, 2022

Ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani ka hyrë në garën e primareve brenda PD-së, për t’u zgjedhur si kandidat për bashkinë e Kamzës.

Në një deklaratë ga selia blu ai ka kërkuar nga demokratët që ta votojnë duke thënë se “fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhja së asnjëherë tjetër”.

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë të Kamzës dhe Paskuqanit
 
Të dashur Demokratë e Demokrate
 
Është nder për mua të jem  pjesë e garës (paraprake) për Primaret e Partisë Demokratike dhe të shpall sot, zyrtarisht, kanditaturën time, për kryetarin e Bashkisë Kamëz, brenda Partisë Demokratike.
 
Qytetaret e Kamzës, Bathores, Laknasit, Valiasit, Paskuqanit kanë një histori të gjatë që nga koha kur erdhën dhe zunë vend në Kamëz dhe Paskuqan, pa patur asgjë me vete dhe me shumë mund djersë e sakrifica ndërtuan jetet e tyre duke e bërë Kamzën një vend më të mirë për fëmijët e familjet e tyre.
 
Ashtu si motra ime dhe shumë nga familjarët dhe miqtë e mij  erdhën për një jetë më të mirë në Bashkinë e Kamzës.
 
Demokratet, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit  janë njerzit më punëtor që kam njohur, të përkushtuar, të zotë, të pa përulur nga dhuna e diskriminimi që ju ka bërë kjo qeveri dhe unë kam qënë me shumë fat që i kam njohur ata.
 
Shumë herë kanë rënë, janë rrëzuar por jane ringritur dhe më të fortë dhe kurrë nuk kanë ndaluar, kurrë nuk janë lodhur dhe gjithmonë kanë fituar përballë çdo vështirësi apo pengese që ju ka dalë perpara
 
Sot në Kamëz jetojnë bashkë Vendali, teë ardhur nga Kukësi, Dibra, Mati, Puka, Tropoja, Hasi, Mirdita ,Gramshi, Zallmneri, Librazhdi, Korca, Skrapari dhe  nga e gjithe Shqipëria dhe ajo që është për tu marr shembull dhe përgëzuar është:
 
Se pavarsisht kulturave të ndryshme sot në Kamëz e Paskuqan kemi një komunitet të shkëlqyer që kanë marrdhenie shumë të mira me njeri tjetrin, kanë krijuar miqësi dhe i gjenden njeri tjetrit në kohë të mira dhe të vështira
 
Unë vete kam lindur dhe jam rritur në Kukës dhe kam një lidhje për një kohë të gjatë me qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, me një histori të gjatë sherbimesh individuale dhe me aktivitete politike.
 
Në zgjedhjet e vitit 2013, por dhe në zgjedhjet e vitit të kaluar,  demokratët, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit më besuan duke më votuar masivisht si kandidat i Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë.
 
Kjo me ka inkurajuar dhe më ka nxitur që unë sot, të shpall zyrtarisht kanditaturen time për kryetar të Bashkisë Kamëz.
 
Vlersimin që më kanë bërë me votë dëshiroj  tj’ua kthej me punë duke ju afruar kohën dhe sherbimin tim në interes  të çdo demokrati e qytetari  të Kamzës dhe Paskuqanit.
 
Ne Kamëz Partia Demokratike ka punuar shumë, janë bërë rrugë, kanalizime, ujsjellsa por ka akoma shumë për të bërë dhe kjo është arsyeja tjetër që unë kam vendosur të kandidoj për kryetar Bashkie të Kamzës, që ta bëjmë Kamzën dhe Paskuqanin një qytet Europian, një qytet model, një shembull pozitiv, një qytet ku të vijne e të marrin shembull se si punohet dhe ju shërbehet qytetarve.
 
Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshem në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë  jetët e tyre ( sic ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet  në vendin e tyre .
 
Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapsira të barabarta për të gjith, me parqe e lulishte, rruge me stadarte e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit.
 
Do të bëj gjithcka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësira e hapsira të rinjëve që janë larguar per tu kthyer në vendin  e tyre, të investojnë, dhe te krijojne bizneset e tyre.
 
Do bëjmë cdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më  asnjë shtëpi e pa legalizuar.
 
Te gjithë do të kenë të drejtë riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo  siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtepisë.
 
Do të bëjë gjithcka për të krijuar mundësira, hapsira, të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurencën meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve.
 
Do bëjë gjithcka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idese.
 
Demokrate e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike,  në Kamëz dhe Paskuqan, Ju bëjë thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati per kryetar te Bashkisë Kamëz.
 
Ju kerkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhja së asnjëherë tjetër dhe se bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrij më as edhe një ditë në pushtet.
 
Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për Ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo Demokrati e Demokrate, do të jetë e hapur për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit.
 
Ju faleminderit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!