Steve Ballmer , ish-CEO i Microsoft, pronar i Los Angeles Clippers dhe personi i gjashtë më i pasur në botë, ka fituar 1 miliard dollarë nga Microsoft, duke mos bërë absolutisht asgjë. Kjo është shuma që do të marrë nga dividentët për vitin 2024.
Shuma vjen nga rritja e dividentit të gjigantit të teknologjisë në 75 cent për aksion në tremujor, ose 3 dollarë në vit.
Duke pasur parasysh që Ballmer zotëronte 333.2 milionë aksione të kompanisë në 2014, ose 4%, ai do të marrë në shtëpi pak më pak se 1 miliard dollarë në vitin fiskal 2024.
Kjo është vetëm për zotërimin e thjeshtë të aksioneve, pavarësisht nga performanca e tij, raporton CNN .
Natyrisht, mbledhja do të bëhet me kushtin që bordi i Microsoft-it të mos ulë dividentët, gjë që nuk ka gjasa sepse që nga viti 2003, kur kompania filloi t’u paguajë dividentët aksionarëve, shuma vetëm është rritur.
Meqenëse Ballmer raportoi 656 milionë dollarë të ardhura në 2018 sipas faqes së internetit ProPublica, ai duket se i nënshtrohet një takse 20% mbi dividentët për individët që fitojnë më shumë se 500,000 dollarë të ardhura të tatueshme në vit. Kjo do të thotë se do të paguajë gati 200 milionë dollarë taksa mbi dividentët e Microsoft./abcnews.al