Ish-bashkëshorti në Spanjë duhet të paguajë ushqimin për qenin pas divorcit

schedule14:43 - 13 Mars, 2024

schedule 14:43 - 13 Mars, 2024

Gjykata e shkallës së parë në qytetin spanjoll të Vigos miratoi këtë të mërkurë vendimin e parë sipas të cilit bashkëshorti duhet të paguajë ushqimin për një kafshë shtëpiake pas divorcit, në përputhje me ligjin e ri.

Sipas aktgjykimit, qeni i përkëdhelur ka mbetur në kujdestarinë e gruas, ndërsa ish-bashkëshorti i saj do të paguajë 40 euro në muaj, si dhe gjysmën e shumës për shpenzime emergjente dhe veterinare, raporton Euro Weekly News.

Në vitin 2020, Parlamenti spanjoll miratoi Ligjin për Rregullimin Ligjor të Kafshëve, i cili i njeh kafshët shtëpiake si qenie të gjalla dhe jo si objekte. Me fjalë të tjera, kafshët janë kështu të domosdoshme në krijimin e marrëveshjeve financiare pas divorcit.

Ky rast është precedent në mënyrën sesi shikohen dhe trajtohen kafshët shtëpiake në mosmarrëveshjet ligjore, çka paraqet një hap progresiv drejt njohjes së përgjegjësisë emocionale dhe praktike të pronarëve të kafshëve shtëpiake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!