Ish bashkëshorti kishte urdhër mbrojtje, ajo i shkon në shtëpi, e pëson gruaja në Fier

schedule10:26 - 26 Mars, 2022

schedule 10:26 - 26 Mars, 2022

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një shtetase, e cila ka shkuar në banesën ku ndodhej ish bashkëshorti i saj, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje.

Sipas uniformave blu është proceduar penalisht shtetasja H. L., e cila ka shkelur urdhrin mbrojtës të ish bashkëshortit të saj.

“U procedua penalisht shtetasja H. L., pasi ka shkuar në banesën e ish bashkëshortit të saj, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtje’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al