Ish-avokati i presidentit amerikan Donald Trump, Michael Cohen, do të lirohet nga burgu për shkak të Covid-19.
Cohen, 53 vjeç, po vuan një dënim tre-vjeçar për gënjeshtra ndaj Kongresit dhe për mashtrime të financimit të fushatës.
Lirimi i tij u raportua për herë të parë në prill, por u vonua.
New York është epiqendra e pandemisë amerikane, dhe burgu me siguri minimale, ku Cohen vuan dënimin, ka pasur një numër rastesh të konfirmuara.
Sipas Byrosë Federale të Burgjeve , 2,265 të burgosur dhe 188 persona nga stafi kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në shkallë vendi.
Deri më tani raportohen 58 viktima në burgje për shkak të korovirusit./abcnews.al