Kimberli Tompson ish anëtare e grupit muzikor Destiny Child të drejtuar nga Beyonce, ka akuzuar këngëtaren se është një shtrigë dhe që ka përdorur magjinë e zezë kundër saj. Madje Tompson ka kërkuar dhe një urdhër ndalimi për të, por gjykatësi ka refuzuar duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme.
E akuzuar se është një shtrigë që përdor magjinë e zezë dhe që e përndjek, Bijons është në qendër të kronikave rozë aktualisht. Akuzat janë bërë nga ish anëtarja e grupit Destiny Child, bateristja Kimberli Tompson. Media të ndryshme amerikane raportojnë madje dhe për një denoncim të gruas, sipas së cilës këngëtarja ka ndjekur çdo lëvizje të saj, i ka kontrolluar telefonat dhe financat duke përdorur magjinë e zezë.
Tompson i ka kërkuar gjykatës një urdhër ndalimi për Beyonce por gjykatësi ka refuzuar duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme.
Kimberli Tompson ka punuar për shtatë vjet si bateriste e Destiny Child, grupit muzikor të drejtuar nga Beyonce deri në 2006-n. Beyonce e cila për momentin është në një turne ndërkombëtar me bashkëshortin e saj Jay Z nuk ka preferuar të komentojë akuzat./abcnews.al