Ish-anëtar i bandës së Lushnjes, identifikohet viktima në Peqin

schedule16:22 - 17 Tetor, 2021

schedule 16:22 - 17 Tetor, 2021

Policia ka identifikuar trupin e pajetë që u gjet paraditen e sotme buzë lumit Shkumbin në Peqin. Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është Alban Semaku, 38 vjeç, ish-anëtar i bandës së Lushnjes, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

38-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë. Në 6 maj të këtij viti ai është liruar nga burgu. Viktima ka qënë pjesë e bandës së Lushnjes. Sipas bluve në vitin 2006, 38-vjeçari është ekstraduar nga Italia, pas një vendimi të gjykatës së Lushnjes, pasi ishte dënuar për vrasje, si pjesë e një grupi kriminal.

Lexo edhe: Në një cep muri mbi mbeturina, ky është vendi ku u gjet i vrarë 45-vjeçari në Peqin

Disa vite më vonë, në 2015,  Semaku është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjithashtu, në nëntor të 2015 është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”. Ndërsa në maj të këtij viti ai është liruar nga burgu.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!