Isco nuk do të jetë me Real Madrid në përballjen e sotme kundër Elche, edhe pse trajneri Zinedine Zidane e kishte përfshirë fillimisht në listën e 24 lojtarëve që do të kishte në dispozicion.
Në momentet e fundit mesfushori ka lënë grumbullimin dhe kjo është komunikuar nga vetë klubi spanjoll, përmes një njoftimi të bërë në kanalet zyrtare të informimit.
Isco është bërë baba dhe Reali e ka lënë të lirë atë, që t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij në një momente mjaft të veçantë si ky. /abcnews.al