Jose Mourinho është një mjeshtër i ironisë dhe pas ndeshjes së sotme kundër Chelsea ka dhuruar perlën e radhës. Tottenhami i tij u mposht 0-2 në derbin e Londrës, teksa polemikat janë fokusuar te kartoni i kuq i koreano-jugorit Son.
“Sipas mendimit tim, Rudiger ka thyer brinjët dhe shpresoj të shërohet sa më shpejt. Diçka e tillë i ndodhi pas përplasjes me Son. Ishte i çuditshëm ai karton i kuq. Rudiger ka thyer brinjët aq shumë sa do të shkojë në spital? Disa thonë që u tregua shumë inteligjent.
Nëse arbitri do i tregonte menjëherë kartonin e verdhë mbrojtësit, nuk do të kishim një reagim të Son. Nëse nuk e bën, atëherë pritet një reagim. Arbitri dhe VAR-i duhet t’i analizojnë këto situata“, thekson trajneri i Tottenham pas përfundimit të ndeshjes. /abcnews.al
Son red card pic.twitter.com/edHDyohupB
— nigel blair (@kingblair88) December 22, 2019