Ish-futbollisti i Liverpool, Jose Enrique, nuk ka ngurruar të ironizojë me ekipet e tjera të Premier League. Në rast se sezoni anulohet në Angli, Liverpoolit do t’i akordohej titulli kampion, ashtu siç ndodhi në Francë me PSG-në, pasi distanca me ndjekësit është shumë e madhe.
Gjithsesi, tifozët e ekipeve rivale vazhdojnë të mendojnë që Liverpool nuk duhet ta fitojë titullin kampion. Këto insistime të tifozëve, kanë acaruar jo pak ish-mbrojtësin Enrique, i cili sapo u zgjua sot në mëngjes, bëri një postim në Istagramin e tij zyrtar:
Mirëmëngjesi të kuq! Tifozët rivalë po thonë që Liverpool nuk duhet ta fitojë titullin kampion, pasi nuk e kemi siguruar matematikisht. Nëse është kështu, atëherë ne duhet të jemi ekipi i vetëm anglez që luan në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi jemi i vetmi ekip që e kemi siguruar matematikisht”, shkroi me ironi Jose Enrique./abcnews.al