Irlanda: Njohja e Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967

schedule15:07 - 22 Maj, 2024

schedule 15:07 - 22 Maj, 2024

Ministri i Jashtëm irlandez, Micheal Martin thotë se vendi planifikon të njohë zyrtarisht shtetin palestinez më 28 maj, bazuar në kufijtë e tij të vitit 1967.

Kjo i referohet kufijve që ekzistonin para luftës atë vit në të cilin Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

“Kur njohim një shtet, nuk e njohim qeverinë e ditës; ne e njohim shtetin për sa i përket një popullsie të përhershme njerëzish për sa i përket kufijve të përcaktuar, dhe në këtë rast, janë kufijtë e vitit 1967”, tha kryediplomati irlandez për radion RTE.

“Ky është një territor i përcaktuar që përfshin Gazën, Bregun Perëndimor dhe kryeqytetin e një shteti izraelit dhe të një shteti palestinez në Jerusalem”, shtoi Martin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!