Miratimi i një marrëveshjeje të rëndësishme bërthamore me Iranin mund të ndihmojë në uljen e çmimit të naftës, tha ministri i Jashtëm irlandez, sipas BBC.
Simon Coveney tha se një marrëveshje e re, për të cilin ai shpresonte se mund të arrihej që në fillim të kësaj fundjave, do të ofronte një mundësi për Iranin që të rikthehej në treg.
Vendet europiane vendosën sanksione kundër Teheranit pas shkeljes së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 – e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), midis Iranit dhe gjashtë vendeve të tjera.
Një marrëveshje e re do të lehtësonte barrën e këtyre sanksioneve nëse Irani do të hiqte dorë nga ambiciet për të prodhuar armë bërthamore. Mbretëria e Bashkuar dhe BE po kërkojnë të shkëputen nga varësia e naftës dhe gazit rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.
/abcnews.al