Irlanda e Veriut, e shqetësuar për valën e protestave të dhunshme përpara vizitës së Biden

schedule10:28 - 7 Prill, 2023

schedule 10:28 - 7 Prill, 2023

Policia e Irlandës së Veriut (PSNI) ka paralajmëruar për trazira nga katolikët gjatë fundjavës së Pashkëve, disa ditë përpara vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në vend.

PSNI ka bërë ndryshime të përkohshme në turne për të vendosur më shumë oficerë në detyrat e vijës së parë. Ndihmës shefi i policit Bobby Singleton tha se ishin duke u planifikuar sulme në Londonderry , një qytet afër kufirit me Republikën e Irlandës.

Paralajmërimi i policisë vjen përpara vizitës së Presidentit Biden javën e ardhshme.

Në shkurt, kryeinspektori i detektivit John Caldwell u qëllua disa herë nga dy persona të armatosur, në një sulm që u krye nga grupi militant i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) që kërkon të bashkojë Irlandën e Veriut me Republikën e Irlandës.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë nga 11-14 prill, duke shtuar se udhëtimi do të shënonte “progresin e jashtëzakonshëm që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Belfast-it/Premtes së Mirë 25 vite më parë”.

Kryeministri Irlandez, Leo Varadkar tha se ishte i kënaqur që Presidenti Biden do të vizitonte Irlandën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!