Është padyshim një ndër artistet më të rëndësishme të skenës shqiptare. Irini Qirjako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm ndër vite dhe mbetet padyshim një ndër zërat më të mirë të muzikës popullore.
Artistja e mirënjohur ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Sigurisht e kemi parë atë teksa interpreton me admirim në skenë, por a e keni menduar ndonjëherë si një mjeke.
Në një nga rubrikat e veçanta të emisionit “Unë jam ti”, këngëtares iu desh të bënte rolin e një mjekeje. Irini mori për pak çaste rolin e doktoreshës në “Spitalin Amerikan” dhe përjetoi për pak momente emocionet e këtij profesioni kaq të mrekullueshëm./abcnews.al