Irani: Vendimi i OKB-së për armëpushim është pozitiv, por jo i mjaftueshëm

schedule09:26 - 26 Mars, 2024

schedule 09:26 - 26 Mars, 2024

Miratimi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së i një rezolute që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës është “një hap pozitiv”, por “i pamjaftueshëm”. Kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani, raporton Mehr.

“Hapi më i rëndësishëm është ndërmarrja e veprimeve efektive për zbatimin e rezolutës dhe ndalimi i sulmeve të regjimit agresor sionist kundër Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, heqja e plotë e bllokadës mizore në Gaza dhe rihapja e vendkalimeve për të dërguar edhe ndihma humanitare ndërkombëtare si ofrimi i ndihmës financiare për rindërtimin e Rripit të Gazës”, tha zyrtari.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mbajë përgjegjës regjimin izraelit për krimet e kryera kundër refugjatëve nga Palestina gjatë gjashtë muajve të fundit dhe për mundësinë që kjo të vazhdojë në shkelje të rezolutës”, shtoi Kanani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!