Irani prezanton raketën e tij të parë hipersonike

schedule09:48 - 6 Qershor, 2023

schedule 09:48 - 6 Qershor, 2023

Irani  ka prezantuar atë që zyrtarët vendas e kanë cilësuar si raketën e parë balistike hipersonike të prodhuar në vend. Mediat e huaja shkruajnë se një prezantim i tillë mund të rrisë shqetësimet perëndimore për aftësitë raketore të Teheranit.

Media shtetërore iraniane publikoi fotografi të raketës me emrin Fattah në një ceremoni ku morën pjesë presidenti Ebrahim Rahisi dhe komandantët e Gardës Revolucionare të Iranit.

Raketat hipersonike mund të fluturojnë të paktën pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit dhe në një trajektore komplekse, gjë që e bën të vështirë kapjen e tyre. Ndërkaq një vit më parë , Republika Islamike tha se kishte ndërtuar një raketë balistike hipersonike e cila mund të manovrojë brenda dhe jashtë atmosferës.

Ndër të tjera në media shkruhet se raketa iraniane Fattah mund të synojë “sistemet e avancuara antiraketë të armikut dhe është një hap i madh brezash në fushën e raketave“.

Gjithashtu thuhet se raketa e Iranit mund të anashkalojë sistemet më të avancuara të raketave anti-balistike të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist, duke përfshirë Kupolën e Hekurt të Izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!