Irani pretendon se ka dërguar me sukses një satelit në hapësirë

schedule11:25 - 14 Shtator, 2024

schedule 11:25 - 14 Shtator, 2024

Irani tha se ka dërguar në orbitë një satelit hulumtues me një raketë të ndërtuar nga divizioni i hapësirës i Gardës Revolucionare Islamike, raportoi agjencia shtetërore e lajme, IRNA më 14 shtator.

Sipas raportimit, sateliti Chamrat-1 ka peshë prej 60 kilogramësh dhe ai me sukses arriti në orbitën prej 550-kilometrash në hapësirë.

Në janar, Irani tha se me sukses kishte lansuar në hapësirë tre satelitë përmes një rakete.

Shtetet e Bashkuara paraprakisht kanë thënë se lëshimet e satelitëve nga Irani janë në kundërshtim me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara e cila i kërkon Teheranit të mos ndërmarrë asnjë aktivitet që përfshin aftësi të raketave balistike për të ofruar armë bërthamore.

Sanksionet e OKB-së sa i përket programit të Iranit për raketat balistike skaduan tetorin e vitit të kaluar./rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!