Irani po përgatitet të largohet nga Traktati Historik Bërthamor

schedule11:06 - 16 Qershor, 2025

schedule 11:06 - 16 Qershor, 2025

Ministria e Jashtme e Iranit ka bërë të ditur se parlamenti iranian po përgatit një projektligj për tërheqjen nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Ky traktat, që hyri në fuqi në vitin 1970, ka për qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe në perspektivë, krijimin e një bote pa armë bërthamore.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor, një pretendim që Izraeli e hedh poshtë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!