Irani për sulmin ndaj konsullatës në Siri: Përgjigja do të jetë e ashpër

schedule18:35 - 1 Prill, 2024

schedule 18:35 - 1 Prill, 2024

Ambasadori i Teheranit në Damask ka thënë se përgjigja iraniane ndaj sulmit do të jetë “e ashpër”.

Ai më tej pretendoi se ishin vrarë deri në shtatë persona, shkruan Sky News.

Televizioni shtetëror iranian në gjuhën arabe Al-Alam dhe stacioni televiziv pan-arab Al-Mayadeen, thanë se sulmi vrau këshilltarin ushtarak iranian, gjeneralin Ali Reza Zahdi.

Gjenerali Zahdi më parë udhëhoqi forcat elitare Quds në Liban dhe Siri deri në vitin 2016.

Ministri i Jashtëm, sirian Faisal Mekdad tha për mediat pas takimit me ambasadorin iranian, Hossein Akbari, se “disa” njerëz u vranë, pa ofruar informacione të mëtejshme.

Televizioni shtetëror iranian tha se rezidenca e ambasadorit iranian ishte në ndërtesën konsullore, e cila qëndronte pranë ambasadës./abcnews.al