Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani pa viza, botërori mbetet larg/ Kombëtarja mbetet në Antalya, dyshime mbi transferimin në SHBA

schedule12:24 - 21 Maj, 2026

schedule 12:24 - 21 Maj, 2026

Kombëtarja e Iranit mbërriti të martën në Antalia të Turqisë, ndërsa prej asaj dite vijon përgatitjet për finalet e “Botërorit 2026”. Të paktën ky është objektivi, por transferimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për finalet e Kupës së Botës vazhdon të jetë i rrethuar nga shumë dyshime.

FIFA me anë të presidentit Gianni Infantino foli sërish me optimizëm pas një takimi mes përfaqësuesëve të federetaës iraniane në Ankara, por fakt është që delegacioni iranian, futbollistët, stafi teknik dhe ai shoqërues nuk është pajisur ende me viza.

Pavarësisht besimit të FIFA, koha po punon kundër, ndërsa trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei ende nuk e ka dorëzuar listën e futbollistëve për fazën finale të Botërorit.



Pengesë për këtë është pajisja me viza, pavarësisht se filtron një shpresë se çdo anëtar i delegacionit do të marrë dokumentet e udhëtimit përpara se skuadra të niset për në Amerikën e Veriut.

Drejtori i ekipit kombëtar të Iranit, Mehdi Mohammad Nabi, duke folur për “BeinSport” ka thënë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me FIFA-n dhe pret që çështja të zgjidhet brenda javës së ardhshme. Gjithsesi, pasiguria vazhdon, kur mbeten pak javë deri në debutimin e Iranit në Kupën e Botës, i planifikuar për 15 qershor kundër Zelandës së Re në Los Angeles. Ekipi më vonë do të përballet me Belgjikën dhe Egjiptin në Grupin G.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi së fundmi se nuk do të kishte problem lejimin e lojtarëve iranianë në vend. Megjithatë, ai sqaroi se disa anëtarë administrativë ose teknikë mund të përballen me kufizime hyrjeje nëse Uashingtoni përcakton se ata kanë lidhje me Gardën Revolucionare. Ndërsa situata e vizave mbetet e pazgjidhur, Irani do të vazhdojë kampin e tij përgatitor në Turqi me seanca stërvitore dhe ndeshje miqësore përpara turneut, duke ruajtur shpresat për të marrë pjesë pa ndërlikime në Kupën e Botës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!