Ushtria e Iranit ka deklaruar se “nuk lejon dhe nuk do të lejojë” SHBA-në të “ndërhyjnë” në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadolu.
“Veprimet e përsëritura aventureske të Uashingtonit për të ndërhyrë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit kanë rrezikuar seriozisht sigurinë e rajonit”, thuhet në një deklaratë të Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, të transmetuar nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB.
Teherani u zotua se “do të përballet ashpër me çdo përpjekje për të penguar dhe rrezikuar sigurinë e kalimit të anijeve tregtare dhe cisternave nga ushtria agresive dhe bandite amerikane, jashtë rrugës së përcaktuar nga Irani dhe pa lejen e forcave të armatosura”.
Ushtria iraniane gjithashtu paralajmëroi vendet e rajonit kundër bashkëpunimit me ushtrinë amerikane.
Paralajmërimi erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha më herët se Washingtoni me shumë gjasa do të marrë kontrollin e operacioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe se priste që vendet e tjera t’i paguanin SHBA-së për mbrojtjen e kësaj rruge strategjike detare.
“Ne do ta mbrojmë atë. Do të paguhemi për mbrojtjen e saj, shumë para. Duam të na rimbursohen kostot për vënien në rrezik të njerëzve tanë”, tha Trump për televizionit “Fox News”.



