Irani këmbëngul se s’do ta ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja

schedule09:02 - 22 Maj, 2025

schedule 09:02 - 22 Maj, 2025

Diplomati më i lartë i Iranit ka këmbëngulur të mërkurën se Teherani nuk do ta ndalë kurrë pasurimin e uraniumit, duke e përsëritur qëndrimin e ashpër të republikës islamike në prag të rundit të ri të bisedimeve indirekte me Shtetet e Bashkuara për programin e saj bërthamor.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se “e kam thënë më parë dhe po e përsëris: pasurimi i uraniumit në Iran do të vazhdojë – me ose pa marrëveshje”, raportoi televizioni shtetëror.

Uashingtoni dhe Teherani kanë zhvilluar disa runde bisedimesh, përfshirë në nivel ekspertësh për hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!