Ministria e Jashtme e Iranit ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit amerikan, Donald Trump se Teherani kërkoi armëpushim, duke e quajtur atë “të rremë dhe të pabazë”.
Më parë, Trump foli në Truth Social për të thënë se “presidenti” iranian kishte kërkuar një armëpushim.
Por ai tha se Uashingtoni nuk do ta “shqyrtojë” kërkesën e supozuar derisa të rihapet Ngushtica e Hormuzit.
SHBA-të do ta injoronin kërkesën e pretenduar për armëpushim dhe do të vazhdonin “ta shkatërronin Iranin deri në harresë” derisa ngushtica të ishte “e hapur, e lirë dhe e pastër”, tha Trump.


