Irani ka lënë të lirë me leje të përkohshme 70 mijë të dënuar në përpjekje për të ndaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit.
“Lirimi i të burgosurve, deri në atë pikë sa nuk krijon pasiguri në shoqëri … do të vazhdojë,” tha ai.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i gjykatës së Teheranit, Ebrahim Raisi. Një javë më parë u transferuan në arrest shtëpie 54 mijë të burgosur. Sipas të dhënave të qeverisë, republika islamike është numri i tretë në botë për nga numri i viktimave me 194 vdekje të konfirmuara deri tani./abcnews.al