Autoritetet iraniane bëjnë të ditur se më shumë se 3 300 persona janë vrarë në vend, që nga nisja e sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, sipas BBC.
Sipas një përditësimi të Organizatës së Mjekësisë Ligjore të Iranit, institucionit që vepron nën sistemin gjyqësor iranian, janë identifikuar trupat e 3 375 viktimave.
Nga këta, 2 875 janë burra dhe 496 gra, ndërsa provincat si Teherani, Hormozgani dhe Isfahani kanë raportuar numrin më të lartë të viktimave.
Raporti thekson se mes të vrarëve ka edhe qindra fëmijë.
Sipas të dhënave, shtatë viktima janë foshnje nën një vjeç, 255 janë të moshës nga 1 deri në 12 vjeç, ndërsa 121 janë nga 13 deri në 18 vjeç.
Gjithashtu, në mesin e viktimave përfshihen edhe shtetas të huaj nga Afganistani, Siria, Turqia, Pakistani, Kina, Iraku dhe Libani.


