Irani kritikon përpjekjet izraelito-saudite për normalizim të marrëdhënieve

schedule19:19 - 1 Maj, 2024

schedule 19:19 - 1 Maj, 2024

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei thotë se përpjekjet që janë duke u zhvilluar për të krijuar një normalizim të lidhjeve midis Izraelit dhe vendeve arabe nuk do ta zgjidhin krizën në Lindjen e Mesme.

“Disa njerëz mendojnë se duke i detyruar vendet fqinje të normalizojnë lidhjet e tyre, problemi do të zgjidhet,” tha Khamenei teksa iu drejtua një turme. “Ata e kanë gabim.”

Komentet e tij vijnë pasi Blinken tha se SHBA është pothuajse gati t’i ofrojë Arabisë Saudite një paketë sigurie nëse ajo normalizon marrëdhëniet me Izraelin.

Bisedimet për një normalizim të mundshëm me Izraelin u ndalën më 7 tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!