Irani ka siguruar teknologjinë e nevojshme për prodhimin e raketave lundruese supersonike. Sipas mediave kjo është një teknologji akoma në fazën e testimit dhe vjen në një kohë kur janë rritur tensionet në Gjirin Persik me Shtetet e Bashkuara dhe pasi javën e kaluar u zbuluan anije të reja të pajisura me raketa me rreze veprimi prej 600 kilometrash.
“Kjo raketë, që është raketë e gjeneratës së re të raketave lundruese të prodhimit iranian, aktualisht po testohet dhe do të jetë një kapitull i ri në fuqinë mbrojtëse të Iranit”, thuhet në mediat vendase.
Shpejtësia e raketave supersonike tejkalon atë të zërit apo mesatarisht prej 3.701 kilometrash në orë./abcnews.al