Izraeli nuk do të fitojë asgjë duke vazhduar luftën në Gaza, sepse fronti i rezistencës është i fortë ushtarakisht. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, gjatë një bisede në Gjenevë me presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric Egger, në margjinat e sesionit të 55-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHCR).
Duke shprehur shqetësimin për kushtet humanitare në Gaza, kreu i diplomacisë së Teheranit tha se Shtetet e Bashkuara flasin për mënyrën e zbutjes së tensioneve sesa për ndalimin e luftës, gjë që tregon mungesën e vullnetit të palës amerikane për t’i dhënë fund konfliktit.
Sipas raporteve të IRNA, Spoljaric Egger vlerësoi përpjekjet politike të Iranit për të ndihmuar në përfundimin e luftës dhe shprehu shqetësim të thellë për situatën e tmerrshme humanitare në Gaza, duke nënvizuar nevojën që bota të kuptojë kushtet alarmante humanitare në Gaza, në mënyrë që të jetë në gjendje të dërgojë urgjentisht ndihma./abcnews.al


