Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani fajëson SHBA për dështimin e bisedimeve në Islamabad

schedule14:53 - 12 Prill, 2026

schedule 14:53 - 12 Prill, 2026

reu i delegacionit të Iranit fajësoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dështimin e bisedimeve të paqes në Islamabad për të aritur një marrëveshje.

“Kolegët e mi në delegacionin iranian paraqitën nisma me vizion, por në fund të fundit pala tjetër nuk arriti të fitonte besimin e delegacionit iranian në këtë raund negociatash”, shkroi kryetari i parlamentit iranian dhe kryenegociatori, Mohammad-Bagher Ghalibaf në X.

Ai tha se kishte theksuar para bisedimeve se Irani kishte vullnetin e mirë dhe vendosmërinë e nevojshme, por nuk kishte besim te pala tjetër për shkak të përvojave nga luftërat e mëparshme.



Ghalibaf gjithashtu falënderoi Pakistanin për përpjekjet e tij të ndërmjetësimit.

Bisedimet e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit përfunduan sot në mëngjes pa një marrëveshje.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance tha se pas 21 orësh bisedimesh, pala iraniane kishte vendosur të mos pranonte kushtet e SHBA-së.

SHBA-ja tha se kishin bërë një propozim për Iranin që përbënte ofertën e saj përfundimtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!