Irani ekzekutoi shtetasin britaniko-iranian, reagon BE: Kundërshtojmë në mënyrë të ashpër dënimin me vdekje

schedule16:36 - 15 Janar, 2023

schedule 16:36 - 15 Janar, 2023

Pas ekzekutimit të një shtetas britaniko-iranian i cili kishte shërbyer në të kaluarën si zëvendësministër mbrojtjeje në vend reagon BE, duke e dënuar në mënyrë të ashpër dënimin me vdekje.

“Bashkimi Evropian dënon në mënyrë të ashpër ekzekutimin në Iran të shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari  dhe përsërit kundërshtimin e tij të fortë ndaj dënimit me vdekje në çdo rrethanë”, tha në një deklaratë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell në emër të BE-së.

“Bashkimi Evropian i shpreh ngushëllimet familjes së z. Akbari dhe shpreh solidaritetin e plotë me Mbretërinë e Bashkuar. Ekzekutimi i një qytetari evropian është një precedent i tmerrshëm që BE-ja do ta ndjekë nga afër”, tha ai.

Gjithashtu theksohet se dënimi me vdekje cenon të drejtën e patjetërsueshme për jetë në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe përbën dënimin më të fundit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues.

Së fundi, BE-ja i bën thirrje Iranit që të përmbahet nga çdo ekzekutim i ardhshëm dhe të ndjekë një politikë të qëndrueshme për të hequr dënimin me vdekje. /abcnews.al