Irani dërgon në orbitë tre satelitë

schedule13:32 - 28 Janar, 2024

schedule 13:32 - 28 Janar, 2024

Irani tha se ka lëshuar njëkohësisht tre satelitë në orbitë më 28 janar. Ky njoftim vjen pothuajse një javë pasi lansimi i një sateliti kërkimor nga Garda Revolucionare e Iranit nxiti kritika nga Perëndimi.

“Për herë të parë, tre satelitë me sukses janë dërguar në orbitë”, raportoi televizioni shtetëror iranian. Satelitët u bartën nga bartësi i satelitëve Simorgh, dhe më pas u lëshuan në një orbitë minimale prej 450 kilometrash, shtoi televizioni shtetëror.

Sateliti Mahda, që peshon rreth 32 kilogram dhe u zhvillua nga Agjencia e Hapësirës së Iranit, është dizajnuar të testojë nënsistemet e avancuara satelitore, tha agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Dy satelitët e tjerë, Kayhan 2 dhe Hatef, peshojnë më pak se 10 kilogramë secili dhe synojnë të testojnë teknologjinë në hapësirë dhe komunikimin e brezit të ngushtë, tha IRNA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!