Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani dënon me vdekje tre persona për vrasjen e shkencëtarit bërthamor

schedule15:15 - 5 Nëntor, 2024

schedule 15:15 - 5 Nëntor, 2024

Gjyqësori i Iranit ka dënuar me vdekje tre persona nga një gjykatë e shkallës së parë për vrasjen e kryeshkencëtarit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh.

Teherani thotë se ai ishte vrarë në një operacion të orkestruar nga Izraeli.

“Dënimi i këtyre tre njerëzve u shqiptua në Gjykatën Revolucionare të Urmias. Ata u dënuan me vdekje në fazën fillestare dhe rasti është tani në fazën e apelit”, tha Asghar Jahangir, zëdhënës i gjyqësorit të Iranit, në një konferencë në Teheran.

Urmia është një qytet në provincën veriperëndimore të Iranit, Azerbajxhani Perëndimor, e cila ndodhet afër kufijve me Turqinë dhe Sirinë.

Dënimi i tre personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, vjen në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në rritje, për shkak të konflikteve në Gazë dhe në Liban.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!